Alonso nis nga puna te Reali: Urgjent një mesfushor

Tani mbetet vetëm faza e prezantimit të tij si trajner i Real Madrid. Çabi Alonso ka gati aventuren e re te skuadra ku mbajti veshur fanellën, Los Blancos.
Real Madridi ka vendosur të nënshkruajë një mesfushor brenda 2 javëve të ardhëshme.
Është përparësia kryesore, madje edhe më e rëndësishme sesa nënshkrimi i një mbrojtësi.
Ishte Çabi Alonso, trajneri i ardhëshëm i Los Blancos ai që i tha Real Madridit se një mesfushor është absolutisht i nevojshëm.