Play Off/ Pogradeci dëbon Besën, finale me Tiranën për Superioren

Kategoria e Parë, Finale Play Off: Besa- Pogradeci 0-1 (14′ Alidema)

U zhvillua sot në ‘Elbasan Arena’ ndeshja finale e Kategorisë së Parë, faza play off teksa në fushë ishin përballë Besa dhe Pogradeci.

Besa favorite për të shkuar në finalen e radhës për biletën numër 10-të të Superiores me Tiranën, nuk arriti dot të dalë nga kjo përballje e mbushur plot emocione.

Në fakt, ishin pogradecarët të cilët në minutën e 14-të shënuan një supergol me Alidema (goditje e lirë, topi preku shtyllën pingule dhe pushoi në rrjetë) duke bërë të tyrin këtë takim e mbyllur 0-1.

Në pjesën e dytë, kavajasit ushtruan presion të madh por Nonato, Migone, Goxhaj dhe të tjerë futbollistë të njohur nga gjiri i tyre, u stepën përpara portierit Staniç dhe gjithë ekipit liqenor me kapitenin Zguro në krye.

Kështu, Ardian Mema, trajneri kryeqytetas teksa e ka shndërruar në forcë reale këtë skuadër që kur i’u bashkua në timon, do të duhet të sfidojë të shkuarën e tij-Tiranën. Mision i vështirë por jo i pamundur…

Formacionet startuese:

Besa: Ahmetaj; Greca, Nuredin, Dabo, Nurja, Oliveira, Ramilli, Stafa, Migone, Goxha, Nonato. Tr: Emiljano Çela

Pogradeci: Staniç; Danladi, Ivani, Shkulaku, Lila, Pius, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Tr: Ardian Mema/Fatmir Popja-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!