Pas 36 javëve radha e ‘Final Four’, formula, shorti, datat

Pas mbylljes së kampionatit me 4 faza teksa Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë zyrtarisht pjesë e betejes sportive për titull, tani radha është e zbatimit të formulës me dy gjysmëfinale, e më pas finalja e vogël për vendin e tretë dhe finalja e madhe për titull kampion.

Në fakt, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4” në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj.

Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për ‘Final Four’, teksa dy vendet e para pas 36 javëve Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo dhe Partizani te vazo e dytë.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
 

Ndërkaq fituesi i titullit kampion 2024/25 siguron pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues tëChampions League ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!