Leroi Sane hedh tutje superofertën arabe, gati rinovimi te Bajern

Mungon vetëm zyrtarizmi si kampionë të rinj në Bundesligë. Bëhët fjalë për Bajern Mynih i cili tashmë po punon për të rinovuar me lojtarë të caktuar. Njëri prej tyre është Leroi Sane. Madje drejtori Maks Eberl thotë se nënshkrimi me sulmuesin nuk është ende përfundimtar.

Megjithatë, kanë mbetur vetëm disa detaje për të arritur një marrëveshje të plotë: Sipas informacionit të raportuar nga Sky Sports DE, Bajern dhe Sane synojnë të vazhdojnë negociatat në një ose dy javët e ardhshme për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028.

Në fakt lojtari ka theksuar shpesh se dëshiron të qëndrojë në Mynih, por ajo që është e habitëshme është “jo”-ja që ai i dha së fundmi një oferte faraonike nga Arabia Saudite.


Al-Itihad që kryeson Ligën Profesionale Saudite, ka ofruar një kontratë katërvjeçare me vlerë 100 milionë euro neto: më saktësisht 25 milionë për sezon. Megjithatë, Sane e refuzoi atë pasi sipas tij, cikli te Bajern ende nuk ka mbaruar. Megjithatë duket se futbollisti anësor i sulmit vërtitet te shifrat e reja në kontratën e radhës diku te 14-16 milion euro. Shumë larg ofertes nga Lindja e Mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!