Ançeloti njofton Realin: Po iki

Lajmet e fundit që vijnë nga mediat pranë Real Madrid shprehen se trajneri italian Karlo Ançeloti ka njoftuar skuadrën e Realit se po largohet nga klubi.

Në fakt ishte deklaruar që para finales së Kupës së Mbretit se ‘Karleto’ do mbyllte para kohe me Los Blancos. Siç duket ai ka dashur të informojë e paralelisht të shprehë se ka ardhur fundi i bashkëpunimit me ta.

Për Ançelotin 65 vjeç prej kohësh flitet për të marrë timonin e Kombëtares së Brazilit. Klubi i Florentino Perez me shumë gjasë do t’i ofrojë një ceremoni mirënjohje teknikut që i dha të gjithë trofetë e mundur klubit të tij./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!