Barcelona fiton Kupën e Mbretit 2025

Edicioni i 123-të i Kupës së Mbretit përfundoi me fitoren e Barcelonës në kohën shtesë. Katalanasit fituan kupën e 32-të kombëtare. Nga ana tjetër, “Los Blancos” kanë mbetur te shifra 20.
Finale Copa del Rey në Sevilje: Barcelona- Real 3-2 (pas kohës shtesë)
Ndeshje spektakolare e mbushur me grintë e luftë të fortë sportive mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në fund triumfoi Barça me golin e Kunde 4′ minuta nga fundi i kohës shtesë.
Praktikisht gjithçka ndodhi midis Barcelonës dhe Real Madridit: 2-2 rezultati në minutën e 90-të, pas golave të Mbape dhe Tçouameni për madrilenët e Pedri e Torres për Barçën.
Katalanasit teksa me Pedrin morën avantazhin në pjesën e parë, gjetën golin e barazimit me Ferran Torres në fund.
Ndërkaq kaos në shtesë, gjyqtari fillimisht akordoi një penallti për Barcelonën për një faull të Asencios ndaj Rafinjes, më pas vendimi u ndryshua sepse VAR pa një simulim të brazilianit.
Kur e gjitha po shkonte drejt penalltive një gabim në hyrje të zonës së tyre nga futbollistet e Realit i dha mundësi Kunde të rrëmbente topin e të godiste drejt e në rrjetë.