Dinamo -Egnatia në finale të Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale, kthim

Dinamo- Vllaznia 4-3 (0-0) (Mandela 17′, 49′, Zabërgja 36′, 59′ (p) / Gruda 71′, Balaj 79′, Kahrimanoviç 85′)

Partizani-Egnatia 0-2 (1-0) (Xhemajli 76′, Guindo 94′)

Dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinalens së Kupës së Shqipërisë luajtur këtë mbrëmje prodhuan çiftin finalit i cili këtë edicion sheh përballë Dinamon dhe Egnatian.

Blutë kaluan 4-3 Vllazninë në një duel të luajtur në Elbasan (e vajtjes 0-0) përmes fazave rrokomboleske e të mbushra me tension. Dinamo arriti të ‘vrasë takimin dke udhëhequr deri në 4-0 por më pas shkodranët shënuan tre herë por pa mundur të barazojnë.

Ndërkohë dramë sportive edhe në Kompleksin ‘Partizani’. Të kuqtë falë rezultatit të ndeshjes së parë 0-1 u futën në fushë për të ruajtur paprekshmërinë e portës së tyre. Ia dolën deri në minutën e 76′ teksa nga zhvillimet nga e djathta topi kaloi në anën tjetër teksa Xhemajli e shtyu në rrjetë.

Në shtesë Guindo në minutën e 4-ët e dërgon sërish topin në rrejtë duke i dhënë avantazhin rrogozhinasëve. Deri në fund nuk ngjau asgjë me Egnatian që pret biletën e dytë të finales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!