Simons në radarët e Liverpul dhe Junajtid

U rrit te Akademia e Barcelonës, u shfaq te PSV dhe nënshkroi deri në vitin 2027 me Lajpcig. Talenti piketohet nga klube të Premier League.

Holandezi Ksavi Simons bëhët çështje për klubet Liverpul dhe Mançester Junajtid. Anësori 22-vjeçar, figuron në pronësi të Lajpcig në Bundesligë dhe konsiderohet një objektiv kryesor për të dy klubet angleze, sipas spanjolles Fichajes.

Talenti holandez mbërriti te Lajpcig për 50 milionë euro (plus bonuse) dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm, aq sa klubi gjerman vendosi çmimin e tij në mbi 100 milionë. Simons mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor sulmues, dhe është një profil perfekt për të forcuar repartin sulmues.

Për Simons, një transferim në Premier League do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar. Për tçu marrë në konsideratë fakti se te Liverpul, drejton një trajner holandez si Arne Slot./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!