Revolucion te Reali? Perez thotë “po”

Real Madrid është në fazë reflektimi. Ajo që i ndodhi në Champions me Arsenalin në çerekfinale ka tronditur ambientin Los Blancos teksa duket se në verë mendohet se do të nisë revolucioni. Në këtë kohë te padronët e Realit ka rilindur ideja e sulmuesit të Sitit, Erling Braut Haland.
Merengues duket se janë në kërkim të një sulmuesi të ri, siç raportohet nga Fichajes, dhe norvegjezi është zgjedhja e re e presidentit Florentino Perez, i cili do të donte të rinovonte skuadrën: së pari, do të duhet të zgjidhet enigma e trajnerit, me Karlo Ançelotin gjithnjë e më të distancuar. Në skenë dy emra të rëndë si. Jurgen Klop dhe Çabi Alonso.
Ndërkohë grupi i futbollistëve me Kamavinga, Rodrigo, Tçouameni, Rudiger, Alaba, Brahim Diaz por dhe Vinicius mund të largoheshin nëse do të mbërrinte një ofertë e lartë. Ideja e Florentinos është e qartë: të lirohet sa më shumë nga kufiri i pagave dhe të gjenerohen të ardhura të reja për të filluar operacionin e Haland, i cili do të përfshinte jo vetëm transferimin e tij, por edhe një nga pagat më të larta në futbollin botëror.