Flamurtari apo Besa? Të dielën bileta e dytë ‘Superiore’

Këtë të diel ul siparin faza e tretë e Kategorisë së Parë. Ajo do të zhvillohet e gjitha në orën 15:00 me llogarintë që do të rrjedhin nga java e 33-të e saj.
Me Vorën të promovuar prej dy jvësh (njëherazi kampione e sezonit 2024/25 në Kategrori të Parë) rivaliteti në 90′ e fundit qëndron te Flamurtari dhe Besa.
Dy skuadrat e traditës në futbollin shqiptar vijnë me diferencë vetëm një pikë ndërsa vlonjatët me një më shumë duan suksesin pikërisht aty ku Vora festoi dy javë më parë, Vorë.
Ndërkohë një tjetër duel interesant pritet të zhvilllohet në ‘Loni Papuçiu’. Apolonia (44 pikë) pret Lushnjën (43 pikë) teksa në lojë është vendi i fundit i zonës play off.
Këtë objektiv me mundësi për të kërkuar biletën e tretë të Superiores e kanë siguruar Besa ose Flamurtari, Burreli dhe Pogradeci. Valbona dhe Erzeni kanë zbritur prej javësh ndërkohë që Kukësi dhe Kastrioti do të luajnë në play out.
Java e 33-të, Kategori e Parë, e diel 20 prill 2025
Ora 15:00
Vora- Flamurtari
Valbona- Besa
Apolonia- Lushnja
Erzeni- Kastrioti (në Lekaj, Kavajë)
Kukësi- Burreli
Korabi-Pogradeci /Sportiim.al/