Kalojnë Barcelona e PSG, vuajnë në kthim

Champions League luajti sot dy ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal. Në kllapa ndeshjet e para.
Aston Vila-PSG 3-2 (1-3)
Dortmund- Barcelona 3-1 (0-4)
Dortmundi humbi thellë në të vajtjes me Barcelonën por këtë mbrëmje në të kthimit në ‘Iduna Park’ arriti të thyejë blaugranët me shifrat 3-1. Autor i tre golave verdhezi ishte Girasi.
Të njëjtën gjë bëri dhe Aston Vila në Birmingam teksa përmbysi PSG-në 3-2. Në gjysmëfinale shkojnë PSG dhe Barcelona ndërsa dy biletat e tjera çertefikohen nesër në orën 21:00. Real- Arsenal (0-3) dhe Inter- Bajern Mynih (2-1) sfidat e ditës së mërkurë./Sportiim.al/