Besa fiton me Vorën, bileta e dytë shtyhet për javën e fundit

Verdiktet e mëdha për ngjitjen në Superiore në kategori të Parë shkojnë në javën e fundit.
Flamurtari dhe Besa kanë bërë detyrën me fitoret e tyre respektive ndaj Erzenit dhe Vorës. Korabi befasoi Lushnjën duke e mposhtur dhe siguroi mbijetesën. Kastrioti do të jetë skuadra që do luajë në “play-out”, pas barazimit 1 me 1 ndaj Apolonisë që nuk i shërbeu këtyre të fundit.
Java e 32:
Flamurtari- Erzeni 2-0
Besa- Vora 1-0
Kastrioti- Apolonia 1-1
Lushnja- Korabi 0-1
Burrel- Valbona 2-1
Pogradeci- Kukësi 3-0