Tirana nuk ‘shitet’, Gjykata e Lartë lë të pastër klubin

Tirana do të zhvillojë sot në orën 18:00 ndeshjen deçizive me Bylis në ‘Arena Kombëtare’ për javën e 31-të Abissnet Superiore. Një duel mjaft vendimtar për qëndrimin në Superiore e bardhebluve.
Rikthimi për të luajtur në shtëpi në fakt është shoqëruar me një lajm shumë të mirë për 26 herë kampionët e vendit ecila ka të bëjë me statusin e klubit më të titulluar në vend. Në numrin e sotëm Panoramasport raporton se aksionet e Tiranës (66%) nuk do të dalin në ankand.
————————————————————————-
Aksionet e KF Tiranës nuk do të dalin në ankand, ndërsa Gjykata e Lartë ka pushuar veprimet përmbarimore që nxirrnin në shitje 66% të aksioneve të klubit bardheblu.
Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë shqiptare, që me vendimin civil nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të saj ka pranuar padinë e debitorit dhe ka pushuar të gjitha veprimet përmbarimore në dëm të Refik Halilit dhe KF Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe përmbaruesi.
Zyra e përmbarimit privat me përmbarues Baftjar Nelan ka dorëzuar në QKB një shkresë protokolluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me nr. 4684, datë 6.3.2025, ku është urdhëruar:
Heqja e sekuestros të aksioneve në masën 66% që i përkasin shoqërisë “Halili” shpk, pronare e “Klub Futbollit Tirana” sha, pasi është pranuar padia e debitorit me vendimin civil të Gjykatës së Lartë Nr. 11217- 01656-00-2017, datë 29.1.2025. Kjo do të thotë se Tirana është e pastër./Sportiim.al/