Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari i Raundit të Dytë”, UEFA hap procesin e votimit

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.

Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link .

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!