Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren

Tre edicione brilante te Laçi po aq bën te Vidzev Lodz në Poloni ndërsa sot debutoi me Kombëtaren kuqezi ndaj Andorrës fituar 3-0. Bëhët fjalë për Julian Shehun i cili nga sot mund të konsiderohet një lojtar i fituar në të gjitha dimensionet.
Mesfushori 26 vjeçar u soll në fushë si një ekspert i vertetë pa çeduar në 90′ duke ‘shkelur’ gjithë mesfushën, thyer aksione të miqëve, organizuar, vertikalizuar me mjaft siguri…
Pas ndeshjes për SuperSport tiranasi tha:
“Emocionet ishin të mëdhaja. Falenderoj çunat që ma bënë të lehtë debutimin. Jam shumë i lumtur për fitoren, për të arritur ëndrrën që ne kemi. Unë do të bëj maksimumin për Kombëtare sa herë që të thirrem. Emocionet janë normale, më pas fillon lirohesh.
Për mua ka qenë ëndërr e bërë realitet ardhja në Kombëtare. E kam pritur këtë ditë gjithë jetën. Do të jap shpirtin për Kombëtaren. Dy orë para ndeshjes e mora vesh që do të isha titullar”.