Zyrtare/ Juve shkarkon trajnerin Mota, vjen Tudor

Tiago Mota është shkarkuar zyrtarisht nga Juventusi. Një vendim që tashmë ishte në ajër. Ecuria aspak e mirë e klubit të famshëm italian ka detyruar drejtuesit për të konkluduar në këtë lëvizje. Në vend të tij afrohet kroati Igor Tudor.

Njoftimi zyrtar nga klubi bardhezi:

“Juventus FC njofton se ka liruar Thiago Motta-n nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve.
Klubi falenderon Thiago Motta-n dhe gjithë stafin e tij për profesionalizmin e treguar dhe për punën e kryer në këto muaj me pasion dhe përkushtim, duke i uruar më të mirat në të ardhmen.

Juventus FC njofton gjithashtu se i ka besuar drejtimin e ekipit të parë të meshkujve Igor Tudor, i cili do të drejtojë seancën e parë stërvitore nesër”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!