Gazetaria sportive humb një ikonë, ndahet nga jeta Saimir Demi

Lajm i trishtë këtë të diel 23 mars 2025. Në mënyrë të beftë është shuar gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Ai ishte 57 vjeç dhe kishte disa kohë që vuante problemet shëndetësore.

Me diapazonin e gjërë profesional, Demi shpesh me penën e tij të ‘artë’ inkurajoi brezat, goditi padrejtësitë dhe me stilin e veçantë solli risi të mëdha në mënyrën e të bërit gazetari sportive. Pa shtuar këtu opinionet, mendësitë e gjithçka tjetër që e shoqëruan në vitet e tij të jetës së shkurtër.

Sportiim.al i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Demi për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!