F1/ Piastri fiton Çmimin e Madh të Shangait

Mëngjesin e sotëm Formula 1 ishte e impenjuar me garën e Shangait në Kinë aty ku dy makinat e McLaren fituan dy vendet e para.

Natyrisht vendi i parë për australianin Oskar Piastri figuroi ‘qershia mbi tortë’ i cili u nis nga pole position dhe mbylli përpara shokut të skuadrës Lando Norris. Britaniku teksa fitoi garën hapëse të Botërorit 2025 javën e kaluar në Australi që në xhirot e para arriti të kërcejë Mercedesin e Xhorxh Rasëll për ta ruajtur deri në fund.

Kështu për Piastrin vjen fitorja e tretë në karrierë. Rasëll përfundon i treti me Mercedes në fund të një testi solid dhe efektiv. Ferrari mbetet jashtë podiumit. Vetëm vëndi i katërt për kampionin në fuqi Maks Verstapen.

Piastri pas garës:

“Ishte një fundjavë e pabesueshme nga fillimi në fund. Makina ishte e jashtëzakonshme. Ishte një surprizë sa zgjatën gomat në krahasim me dje, ishim të shqetësuar. Fitore e bukur dhe një e dyta e shkëlqyer për ekipin: Jam shumë i lumtur. Nuk mendoja se mund ta bënim të gjithë Grand Prix me një ndalesë. Jam shumë krenar për veten.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!