Patrik Shik shpëton çekët, fitojnë Uellsi e Izraeli

Në Debrecen të Hungarisë Izraeli pritës mundi në ndeshjen e parë mes tyre për Grupin I Estoninë 2-1.

Fiton edhe Uellsi përballë Kazakistanit në Kardif por ndryshe nga Izraeli uellsianët goditën me shifra më të thellë 3-1.

Tri pikë edhe për Republikën Çeke në daljen e parë të tyre në Grupin L. Veçse rivali në fushë Ishujt Farroe për pak sa nuk i surprizuan Shik me shokë pasi Vatnahar në të 83′ barazoi golin e shënuar në të 25 nga Patrik Shik.

Sidoqoftë sulmuesi i Leverkusen arriti të shënojë dhe golin e dytë personal vetëm dy minuta më vonë (85′) duke çliruar çekët nga makthi i minutave të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!