Maqedonia e Veriut fiton me katër shqiptarë në fushë, Musliu goli i sigurisë…

Fitorja e pastër e Maqedonisë së Veriut në Grupin J kundër Lihtenshtejnit, në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Takimi luajtur në orën 15:00 në Vaduz përfundoi me rezultatin e pastër 0-3 me golat e Trajkovskit (7′), Musliut (42′) dhe në fund të takimit me Miovskin (84′), që e mbyllin çështjen.

Katër futbollistë shqiptarë ishin në formacionin startues; Alimi, Alioski, Bardhi dhe autori i golit të dytë Musliu. Ndërkaq Agon Elezi i Goricës, ish futbollist i Skënderbeut, qëndroi në stol. Lirim Qamili i Sënderjyske i listuar nga tekniku Milevski, nuk ishte i përfshirë.

Ndërkohë po për grupin J, sonte në 20:45 Uellsi kundër Kazakistanit, ndërsa Belgjika nuk do të hyjë në skenë deri në qershor pasi aktualisht është e përfshirë në UEFA Nations League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!