Spanjolli Hernandes, arbitri i Angli- Shqipëri

Në kuadër të kualifikuesëve të Kupës së Botës 2026, UEFA ka caktuar trupën e arbitrave për ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, e vlefshme për Grupin K (zona e UEFA-s) më 21 mars në orën 20:45, do të arbitërohet nga spanjolli Alehandro Hernandes.
Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, por jo për kombëtaren kuqezi. Në fakt në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022.
Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë. Polemikat vijuan gjatë.