Kupa e Botës/ Mesi nuk i bashkohet Argjentinës: Do bëj tifo si çdo tifoz

Lionel Mesi do të mungojë në fushatën kualifikuese të Botërorit 2026 për zonën CONMEBOL në dy ndeshjet e ardhëshme. Kampioni i botës ndërsa luajti dhe shënoi një supergol në duelin e fundit me Inter Majemi (ndaj Atlanta Junajtid 2-1) e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshjet e Argjentinës me Uruguain dhe Brazilin parashikuar me 22 dhe 26 mars 2025.

Pleshti u lëndua së fundmi dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Lionel Skaloni. Sidoqoftë 8 herë Topi i Artë’ ka uruar bashkëlojtarët: “Do të bëj tifo nga këtu si çdo tifoz tjetër. Shkojmë parpara Argjentinë”.

Mesi shkruan:

“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit. Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mund të jem aty.” Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!