Gjermania rikthehet te uniforma e vjetër, Adidas i’a lë vendin Nike…

Për të festuar 125-vjetorin e DFB-së, Adidas ka dizajnuar një fanellë speciale që do të vishet kundër Italisë.

Gjermania do të përballet me Italinë në çerekfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s këtë të enjte në San Siro (20:45). Me këtë rast, Adidas ka krijuar një uniformë të veçantë për pancerat.

Për 125-vjetorin e saj, DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka krijuar një fanellë loje për ekipet kombëtare të meshkujve dhe femrave.

Dizajni është një rikthim për fanellën e Kupës së Botës 1974 kur Gjemania fitoi 2-1 Kupën e Botës ndaj Holandës.

Bluza do të jetë e bardhë me jakë të zezë për lojtarët në fushë, ndërsa portierët do të veshin një uniformë blu të hapur. Logot gjithashtu janë përshtatur, në dy mënyra të ndryshme.

Kombëtarja e meshkujve do ta veshë fanellën speciale në çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Italisë, ndërsa femrat në prill.

Ndërkaq ky edicion special është një nga modelet e fundit të Adidas për DFB përpara se Nike të bëhet furnizuesi i ri i Gjermanisë nga viti 2027.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!