Superioria me tre ndeshje, aksi Ballsh-Tiranë-Elbasan plot enigma

Sot do të zhvillohen tre ndeshjet e mbetura të javës së 30-të Abissnet Superiore. Nis me duelin e orës 15:00 teksa në Ballsh, bylis takohet me Laçin ndërsa në orën 18:00 takimet Partizani- Teuta dhe AF Elbasani- Dinamo.

Në pamje të parë të gjitha duken finale. Fakti që kampionati po shkon drejt fundit i bën skuadrat në garë mjaft kërkuese për të marrë pikët aq të domosdoshme për objektivët sezonalë.

Bylis dhe Laçi kanë ende punë me fundin e tabelës. Fitorja surprizë e Skënderbeut dje në Shkodër me Vllazninë 1-2 por dhe barazimi i Tiranës në Rrogozhinë me Egnatian i kanë ngjeshur skuadrat e fundit duke lënë mister se cilat do të jenë dy skuadrat që zbresin menjëherë nga liga. Te mallkastriotët Mezani nuk në dispozicion Perlatën (kartonë) ndërsa te bardhezinjtë dilema e madhe e Morieros lidhet me Klenadro Lleshin. Ende nuk shihet Melo.

Ndërkohë Partizani pas fitorës së fundit me Skënderbeun në Korçë 1-2 ka rritur shanset për të synuar një nga dy vendet e lakmuara të kreut. Do presë Teutën në emergjencë për pikë. Të kuqtë kanë pikëpyetje vetëm për Bytyqin pasi pjesa tjetër e gjitha gati. Te durrsakët Hodo do të bejë llogaritë pa sulmuesin Rrok Toma ndërsa janë rekuperuar dy nga pikat e forta të skuadrës Lloci dhe Kruja.

Sakaq paralelisht zhvillohet takimi Elbasani- Dinamo. Verdheblutë janë mundur keqas në tri përballjet me blutë (2-1, 5-0 dhe 3-1) duke rënduar ndjeshëm objektivin e tyre për një vend në Final Four.

Megjithatë sot raportohet se në “Elbasan Arena” do të ketë sektorë të ndryshëm për hyrje falas çka nënkupton se skuadra e Gvozdenoviç ende nuk i ka venitur shanset për të synuar lart. Edon Hasani dhe Arsen Lleshi vijojnë të jenë mungesa, ndërsa edhe Bruno Lulaj ende nuk është 100%.

Te Dinamo Ilir Daja me të tijtë mendojnë se kjo ndeshje nuk duhet humbur. Madje një fitore eventuale e tyre do ta afronte skuadrën 18 herë kampione me vetëm një pikë larg Egnatias kryesuese.

Sot:

15:00

Bylis- Laçi

18:00

Partizani- Teuta

AF Elbasani- Dinamo Siti

Luajtur të shtunën:

Egnatia-Tirana 1-1

Vllaznia- Skënderbeu 1-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!