Një finale Kupe, Liverpul-Njukasëll garanton spektakël

Liverpul- Njukasëll do të jetë finalja e Carabao Cup e cila do të zhvillohet në Wembley këtë pasdite në orën 17:30.

Eleminimi nga Liga e Kampionëve e kryesuesëve të Premier League pritet të shtojë dozën e impenjimit të The Reds ndaj Qymyrxhinjëve të Njukasëll.

Arne Slot thotë se e pret me padurim këtë finale.

“E presim me padurim. Jo vetëm sepse është një finale, jo vetëm sepse e luajmë me Liverpulin, por edhe sepse është në ‘Uembli’. Është një stadium ikonik për anglezët, por edhe për holandezët. Pra, është një rast i mrekullueshëm për t’u rikthyer.

Veçanërisht pas humbjes kundër PSG-së, ne me të vërtetë mezi presim që të luajmë këtë finale përballë një tjetër ekipi shumë të mirë dhe të mirëmenaxhuar nga Edi Hau”, tha ndër të tjera holandezi i cili pas kësaj finaljeje do të luajë në derbi me Everton të Brojës tashmë i rikthyer në skuadër. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!