Dy sfida dy barazime, asgjë nuk ndryshon në…tabelë

AF Elbasani- Dinamo Siti 1-1 (Musta 71’/ Karamba 38′)
Partizani- Teuta 0-0
U zhvilluan këtë mbrëmje dy sfidat e fundit të javës së 30 në Abissnet Superiore.
Elbasani dhe Dinamo e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën mes tyre me blutë që kaluan përpara me Karamba në fundin e pjesës së parë ndërsa vendasit arritën të barazonin me Mustën në të 71′.
Ndërkaq në Kompleksin ‘Partizani’ të kuqtë vendas barazuan pa gola 0-0 me Teutën. Përgjithësisht një ndeshje nën kontrollin e Partizanit por në fund askush nuk arriti të gjëjë golin.
Ndërkaq për të plotësuar ditën e barazimëve ‘menduan’ Bylis dhe Laçi. Në orën 15:00 ndeshja mes tyre luajtur në “Adush Muça”, u ndal te shifrat 0-0./Sportiim.al/