Bylis- Laçi ndeshja me risk, nuk ka fitues

Trajneri i Laçit Moriero nuk u ndie mirë në fund të pjesës së parë, ambulanca e dërgon në spital
Nisi në orën 15:00 në Ballsh me skuadrat rivale në fushë Bylis dhe Laçi. Në pjesën e parë ishin kurbinasit që fituan që në start një penallti por me pas kryesori Hamiti pasi e pa në VAR ndyshoi vendim.
Më pas lojë e balancuar, shpesh agresive e shoqëruar me shumë kartonë të verdhë. Rastet nuk munguan mirpo kjo pjesë u mbyll pa gola 0-0.
Në pjesën e dytë Dobjani debuton me Laçin në vend të Mollës me miqtë që patën tre raste ideale për gol por si Traore, Bullari dhe Manellari nuk arritën të shtynin në rrjetë. Bylis humbet kështu mundësinë që të jep faktori fushë dhe mbetet një pikë poshtë kurbinasëve.
Gjykon: Eldorjan Hamiti
Formacionet startuese:
Bylis: Batista, Bruno, Përndreca, Ilieski, Ofori, Muktar, Përgjoni, Abazaj, Përndreca, Berko, Malomo. Tr: Gentian Mezani
Laçi: Molla, Kurti, Kristian, Prodani, Shabani, Manellari, Bullari, Mjaki, Opeh, Traore, Tresa. Tr: Françesko Moriero