Mark Markez fiton garën Sprint, e treta në radhë…

Tetë herë kampioni i botës mbi motorë Mark Markez fitoi Garën Sprint në GP të Argjentinës, duke marrë fitoren e tij të tretë në po aq gara këtë sezon dhe duke mbetur në krye të renditjes së kampionatit Botëror MotoGP 2025.

Spanjolli me Ducati e nisi nga pole, mbajti pas Ducati Gresinin e vëllait të tij, Aleksit dhe kaloi vijën e finishit përpara tij, duke u konfirmuar si njeriu që do të mundte.

Ndërkohë Françesko Banjaia përfundoi në vendin e tretë nga Ducati tjetër zyrtar, duke kaluar Honda LCR të Zarko-s në xhirot e para por që nuk mundi t’u afrohej kurrë dy vëllezërve spanjollë.

Kështu në vigjilje të garës së Çmimit të Madh parashikuar për nesër në orën 18:00 i rilinduri Mark Markez fiton tre vende të para, dy Sprint dhe një Çmim të Madh në Buriram dhe në Argjentinë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!