Egnatia ndalet nga Tirana, Vllaznia mposht… “vetën”

Java e 30-të Abissnet Superiore luajti sot dy takime të parashikuara në kalendar.

Në Rrogozhinë, Egnatia u përball me Tiranën duke marrë vetëm një barazim (1-1) që me gjasë nuk i shkon përshtat si vendasëve ashtu dhe bardhebluve të Shkëmbit në një moment delikat të objekivit për qëndrim.

Vendosën golat e minutës së 36′ shënuar nga Sota për Egnatian dhe nga Soler në të 45’+5′. Ujka për Egnatian dhe Vera për Tiranën u dëbuan me kartonë të kuq (nga dy të verdhë).

Paralelisht në Shkodër u zhvillua përballja Vllaznia- Skënderbeu. Kjo ndeshje përfundoi 1-2 (Qato 49’/ Nasr 10′, 82′) për korçarët.

Superiore, sot, java e 30:

18:00

Egnatia-Tirana 1-1

Vllaznia- Skënderbeu 1-2

Nesër:

15:00

Bylis- Laçi

18:00

Partizani- Teuta

AF Elbasani- Dinamo Siti/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!