Shkëmbi: Nuk kemi luks të gabojmë ndaj Egnatias

Tirana luan nesër në orën 19:00 ndeshjen jetike të javës së 30-të Abissnet Superiore. Kryeqytetasit teksa vuajnë mungesën e pikëve do të jenë në Rrogozhinë për t’u ndeshur me Egnatian e vendit të parë. Sot trajneri Bledi Shkëmbi ka theksuar:

“Në fakt mund ta quajmë pozitive barazimin, lufta vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal. Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete.

Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo, e kam thënë shumë herë që nuk duhet të ketë justifikim, atyre që iu jepet mundësia të japin maksimumin.

E kam thënë gjithmonë që ka presion ndryshojnë objektivat, është te të dyja skuadrat, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatën ku jemi, Egnatia është më e qetë, lufton për vendin e parë, i falen dhe gabimet, ne nuk e kemi atë luks dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar. Tirana duhet të jetë më e përqëndruar se në çdo ndeshje, në të dyja fazat e lojës, te rastet që krijojmë, te rastet që mbrojmë duhet të jemi të përqëndruar pasi Egnatia ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe të ndëshkojnë nga momenti në moment”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!