Rivali tjetër i Shqipërisë publikon listën e Kombëtares

Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç, ka shpallur listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjet play-off kundër Austrisë, e cila do të përcaktojë se kush do të luajë në Ligën e Kombeve të ardhshme në një nga grupet e Ligës A.

Ndeshja e parë do të luhet më 20 mars në Vjenë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet tre ditë më vonë në stadiumin Rajko Mitić të Beogradit.

Lista e plotë:

Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç;

Mbrojtës: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Milosh Veljkoviç, Strahinja Erakoviç, Jan Karlo Simiç, Aleksa Terziç, Ognjen Mimoviç, Srđan Babiç;

Mesfushorë: Nemanja Gudelj, Sasha Lukiç, Nemanja Maksimoviç, Mirko Topiç, Sasa Zdjelar, Stefan Mitroviç, Andrija Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Lazar Samarxhiç, Veljko Birmanceviç;

Sulmues: Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikola Shtuliç, Mihajlo Cvetkoviç.

Për shkak të pezullimit, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç dhe Terziç janë të pezulluar për ndeshjen e parë. Ndërkohë Aleksandar Mitroviç dhe Sergej Milinkoviç-Saviçit aktualisht pjesë e Al Hilal në Arabinë Saudite do të mungojnë në këtë grumbullim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!