MotoGP/ Mark Markez, prova lideri në Argjentinë

Gara Sprint nesër ora 18:00, të dielën gara e zakonëshme me fillim po në orën 18:00

Në provat e lira në MotoGP për Çmimin e Argjentinës, Mark Markez merr drejtimin me Ducati-n e tij. Spanjolli, njeriu i fundjavës Buriram (fitoi garën Sprint dhe atë zyrtare), hap fundjavën argjentinase ashtu siç e përfundoi me një objektiv të qartë edhe në Termas de Rio Hondo.

Numri 93 Desmosedici, i cili e mbylli seancën e parë të provave me 1:38.937, i paraprin Honda LCR-së së Johan Zarko-s me 26 të dhjeta dhe Ducati-t të Aleks Markez-it të ekipit Gresini me dy të dhjeta, ndërsa 5-shen e parë plotësojnë Ducati i Franko Morbideli-t, dhe Marko Bexeki i Aprilia Racing.

Ndërkaq Françesko Banjaia, me Ducati, nuk ka mundur të shkojë përtej kohës së 16-të më të shpejtë. Kjo është gara e dytë e botërorit 2025. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!