Javë delikate, e Para gjën tre kryesusit në transfertë

Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri është i impenjuar këtë të shtunë me raundin e 28-të të tij.
Kryesueset dhe njëherë me transferta delikate pasi si Vora e cila barazoi javën e kaluar 1-1 me Apoloninë në shtëpi ashtu dhe Flamurtari ndërsa fitoi në shtesë 2-1 me Kastriotin do të luajnë respektivisht në Fushë Krujë dhe në Plug të Lushnjës.
Transfertë ë vështirë ka dhe Besa e cila beson se mund të rekuperojë pikë ndaj dy vendeve të para që të ngjisin automatikisht në Superiore. Verdhezinjtë do të jenë udhëtues me Pogradecin në “Gjorgje Kyçyku”.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi nisin në orën 14:00.
Java e 28-të, Kategori e Parë:
14:00
Burreli- Erzeni
Pogradeci- Besa
Lushnja- Flamurtari (në Plug)
Kastrioti- Vora (në Fushë Krujë)
Apolonia- Valbona
Korabi- Kukësi/ Sportiim.al/