Brdariç: Objektivi i Vllaznisë ndaj Skënderbeut, fitorja

“E dimë që është ndeshje ku duhet të jemi sa më të përgatitur. Nuk ka lidhje se në çfarë vendi është në kampionat. Kemi të njëjtin plan ndeshje si në të tjerat, të shkojmë për fitore, dhe nuk ndryshon asgjë nga ndeshjet e tjera.
Nënvlerësim? Në varësi sa janë të fortë psikologjikisht lojtarët. Nëse ka anë të dobët, nënvlerëson ekipet. Objektivi ynë që të shkojmë për fitore, të bëjmë presim sa më të mirë dhe të implementojmë në fushë idetë tona.
Ishim shumë të avashtë kundër Tiranës. Idetë nuk funksionuan, këtë duhet ta ndryshojmë. Ne po punojmë, të marrim masat, që të mos shfaqim difektet si në pjesën e parë me Tiranën. Ata luajtën shumë në mbrojtje, bllok të mesëm, na priti në gjysmën e fushës dhe na e bëri të vështirë të çajmë nga qendra. Duhet të përmirësojmë qarkullimin e topit, të shkojmë sa më shpejt te porta e kundërshtarit, do i rregullojmë nga nesër.
E dimë që Bekimi është lider, lojtar kryesor i joni, golashënues i kampionatit. Kemi shumë ndeshje në vazhdim, të ruajmë energji. Dhe Bekimi nuk ishte i kënaqur se do të shënojë gola çdo ndeshje, e ka kuptuar se arsyeja e ndërrimit ishte për të ruajtur energji dhe kështu do vazhdojmë deri në fund.
Çdo ndeshje është ndryshe taktikisht. Mund të shkojë edhe në varësi të rezultatit. Ka ndeshje ku duhet të shkojmë dhe të fitojmë, të bëjmë ndeshje sa më ofensive, ka ndeshje ku mund të jemi të kënaqur dhe me barazim.
Juka dhe Dodaj te Kombëtarja U21-Së pari jam i kënaqur me përkushtimin e të gjithë lojtarëve. Kemi mjaft lojtarë që janë rritur. Provojmë të kemi balanca të lojtarëve të rinj me ato që kanë eksperiencë. Janë lojtarë që kanë uri. Japin 100% në stërvitje. Punojmë që të arrijmë potencialin e tyre. I mbështesim në maksimum të kapin ëndrrën e tyre, një objektiv të grumbullohen me Kombëtaren. Diçka që shpërblehet. Jam i lumtur që kanë marrë thirrje. Shpresojmë të rrisim në të ardhmen më shumë lojtarë. Të kenë sa më shumë vlerë për ekipin dhe ndoshta t’i shesim në ardhmen.
Kupa? Është një histori që nuk mbaron kurrë, te kemi shumë ndeshje gjatë sezonit me ekipe të forta, duke u përsëritur. Muajin që do vijë do jemi 3 herë kundër Dinamos. Nuk kisha dëshirë për ndonjë ekip. Çdo ndeshje është një sfidë. Duam t’i mësojmë lojtarëve, që nuk ka rëndësi me kë luajmë. T’i tregojmë tifozëve që shkojmë për 100%, nuk ka lidhje ndaj cilit ekip.
Intervista në shqip? Avash avash, kuptoj shumë. Pak e vështirë gjuha shqipe”