Zvicëra lë jashtë liste Xhakën, bëhët baba për herë të tretë

Trajneri i Zvcrës Murat Jakin ka thirrur 26 lojtarë, përfshirë katër debutues, për ndeshjet e para të kombëtares helvete teksa do të përballen me Irlandën e Veriut të premten më 21 mars dhe me Luksemburgun të martën më 25 mars në dy miqësore.

Mes të ardhurve të rinj është mesfushori 22-vjeçar Alvin Sançes, i cili ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë katër asistime për Lozanën këtë sezon, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në Superligë. Është mbrojtësi i majtë 25-vjeçar Isak Shmidt, i cili luan për liderët e divizionit të dytë anglez, Lids, dhe dy lojtarë me origjinë zvicerane që luajnë jashtë vendit janë thirrur gjithashtu: Lukas Blondel nga Boka Zhuniors dhe Stefan Gartenman nga Ferencvarosh

Janë edhe tre të rikthyer: Xhibril Sou i Sevijes rikthehet për herë të parë që nga tetori i vitit 2023, ndërsa portieri Paskal Loretz (FC Lucerne) u thirr për herë të fundit gjatë përgatitjeve për Euro 2024. Ruben Vargas gjithashtu rikthehet në kombëtare pas një pauzë dëmtimi.

Do të mungojnë kapiteni Granit Xhaka, gruaja e të cilit është në pritje të fëmijës së tretë dhe qendërmbrojtësi i Mançester Sitit, Manuel Akanzhi (i dëmuar). Dy shqiptarë janë të listuar; Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri.

Lista:
Portierë: Gregor Kobel (Borussia Dortmund), Pascal Loretz (FC Lucerne), Yvon Mvogo (Lorient).

Mbrojtës: Aurèle Amenda (Eintracht Frankfurt), Lucas Blondel (Boca Juniors), Eray Cömert (Valladolid), Stefan Gartenmann (Ferençvaros), Albian Hajdari (Lugano), Miro Muheim (SV Hamburg), Ricardo Rodriguez (Betis Schéd ).

Mesfushorë dhe sulmues: Michel Aebischer (Bologna), Zeki Amdouni (Benfica), Breel Embolo (AS Monaco), Remo Freuler (Bologna), Joël Monteiro (Young Boys), Dan Ndoye (Bologna), Fabian Rieder (VfB Stuttgart), Alvyn Sanches-Shmon (V.P.), ma), Djibril Sow (Sevilla FC), Ruben Vargas (Sevilla FC), Denis Zakaria (AS Monaco), Andi Zeqiri (Liège).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!