Bien dilemat, Kimish zgjat kontratën me Bajern

Xhoshua Kimish më në fund ka hedhur tutje çdo dyshim për të ardhmen e tij. Pas një pritjeje të gjatë dhe tërheqjes së ofertës së Bajern Mynih kapiteni i kombëtares gjermane ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2029.

Kjo zgjatje vjen pas rinovimeve të fundit të lojtarëve të tjerë kyç si Manuel Nojer, Alfonso Dejvis dhe Xhamal Musiala, duke konfirmuar dëshirën e klubit për të siguruar lojtarët më të mirë për të ardhmen.

“Te Bajern kam mjedisin ideal për të arritur objektivat e mia sportive. Kjo është arsyeja pse e mora këtë vendim,” tha Kimish përmes kanaleve zyrtare të klubit.

“Për mua, për momentin, nuk ka një paketë më të mirë. Shokët e skuadrës, stafi stërvitor dhe ambienti i klubit për të arritur suksese maksimale. Ndihem rehat këtu dhe ende nuk e kam përfunduar rrugëtimin”./Foto X, sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!