Egnatia e Vllaznia përballje shtëpiake, sfidantët kërkojnë pikë ‘shpëtimi’

Abissnet Superiore luan këtë fundjavë javën e 30-të përpara se kampionati të ndalë për afro dy javë (angazhimi i Kombëtares me kualifikueset e Botërorit 2026).

Në këtë fazë të garës, fundjava afron të tjera duele të rivalitetit të madh sportiv teksa të gjitha skuadrat ende janë në kërkim të realizimit të objektivëve sezonalë.

Të shtunën, nën ‘shënjën’ e reflektorëve, dy skuadra të zonës ‘Final Four’ Egnatia dhe Vllaznia, do të jenë pritës të skuadrave që luftojnë për mbijetesë si Tirana e Skënderbeu.

E diela po ashtu përball ekipe ku ende skuadrat nuk kanë asgjë të shkruar. Nis me takimin e nxehtë të Ballshit teksa Bylis dhe Laçi kërkojnë pikë për të ikur lart dhe vijon me duelet e orës 18:00 Partizani- Teuta dhe Elbasani- Dinamo.

Java e 30:

Të shtunën:

18:00

Egnatia- Tirana

Vllaznia- Skënderbeu

Të dielën:

Bylis- Laçi 15:00

Partizani- Teuta 18:00

AF Elbasani- Dinamo 18:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!