Champions, rriten kuotat e një klasikje Real- Barcelona

Dy spanjolle, dy angleze, dy gjermane, një franceze dhe një italiane në garë për të fituar Ligën e Kampionëve
Liga e Kampionëve tani ka 8 më të mirat e saj të edicionit 2024/2025.
Real Madrid, Aston Vila, Arsenal dhe Dortmund plotësuan pazëllin me skuadrat e tjera të kualifikauar të martën si; Bajern Mynih, Barcelona, Inter dhe PSG.
I fundit i kualifikuar në çerekfinale ishte Real Madrid me 15-herë kampionët e Europës që në kompeticionin e “tyre” kaluan jo pa vështirësi Atletikon pas penalltive.
Los Blancos tani kanë përballë Arsenalin teksa dueli do të vlejë biletën e gjysmëfinales. Fituesi përballet me fituesin e PSG-Aston Vila. Po ashtu fituesi i Barça- Dortmund, gjën fituesin e Bajern -Inter.
Më poshtë tabela e plotë e turit të forcës…
Ndeshjet, programi në vijim: 8/9 dhe 15/16 prill 2025
Arsenal – Real Madrid
PSG – Aston Vila
Barcelona – Borusia Dortmund
Bajern Mynih – Inter /Sportiim.al/