Shtatë skuadra në çerekfinale, Reali në…shtesë

Pas kuakifikimit të Barcelonës, PSG-së, Interit dhe Bajernit të Mynihut, sot ishte radha e katër biletave të fundit për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nisi me takimin e orës 18:45 Lilë- Dortmund (1-1 e vajtjes) e cila prodhoi një supertakim. Fillimisht ishte Lëlë ajo që kaloi përpara mirpo në pjesën e dytë verdhezinjtë përmbysën 1-2 duke marrë biletën kualifikuese.
Ndërkohë në tre takimet orës 21:00 Aston Vila mundi sërish Klab Bryzh 3-0 Bryzh ndërsa Arsenal barazoi 2-2 me PSV.
Sakaq supersfida Atletiko- Real nisi me gol për skuadrën e Simeones teksa që në minutën e parë, Galager shënoi për Atletko Madrid. Reagimi i Realit përsistoi përgjatë gjithë 90′ minutave por dhe në rastin më të mirë (71′) Vinicius shpërdoroi një penallti. Takimi ka hyrë në shtesë pasi e vajtjes pati përfunduar 2-1 për Realin. Real fiton me penallti 2-4 duke kapur biletën e fundit çerekfinale.
Sot Champions League:
Lilë- Dortmund 1-2 (1-1)
Atletiko Madrid- Real Madrid 1-0 (2-4 pen) (1-2)
Aston Vila– Bryzh 3-0 (3-1)
Arsenal– PSV 2-2 (7-1)
Luajtur dje:
Barcelona– Benfika 3-1 (1-0)
Liverpul- PSG 0-1, 1-4 pen (1-0)
Inter– Fejnord 2-1 (2-0)
Leverkusen- Bajern 0-2 (0-3)/Sportiim.al/