Mbape në pikëpyteje? ‘Marca’ e hedh në fushë

Në Euroderbin e Champions League kundër Atletiko Madrid, Karlo Ançeloti do të mund të llogarisë edhe në Kilian Mbape. Sulmuesi francez është në fakt mes emrave në listën e trajnerit për ndeshjen e sotme që do të përcaktojë kalimin në çerekfinale të njërës prej dy të mëdhave të Madridt (1-2 e vajtjes për Los Blancos) dhe, siç raporton Marca, ai pritet të jetë në fushë për t’u përballur me Colchoneros.

Në fakt dje qarkulloi lajmi për shqetësimin e tij në kyçin e këmbës pas ndeshjes ndaj Vajekanos në derbin për La Liga, që e detyroi të bënte një punë të personalizuar në pjesën e parë të stërvitjes së djeshme.

Lojtari do të monitorohet në orët në vijim dhe nëse nuk është 100% në formë, nuk do të dalë në fushë. Gjithsesi, gjithçka tregon për praninë e tij në fushë, duke qenë se po flasim për një lojtar që mezi pret të thotë fjalën e tij në një ndeshje të madhe si kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!