Gjykata Federale përjashton ekipin italian

Italianët e nivelit të tretë në kaos, pas Tarantos përhashtohet edhe Turris

Gjykata Federale Kombëtare ka sanksionuar Turris Calcio (Grupi C i Serisë C) me përjashtim nga kampionati aktual si dhe me një dënim prej 3 pikësh në renditje për t’u vuajtur në sezonin e parë të mundshëm sportiv.

Presidenca ishte raportuar më 5 mars pas raportimeve nga Co.Vi.So.C. për një sërë shkeljesh administrative. Turris është skuadra e dytë brenda pak ditësh që përjashtohet nga kampionati i Serisë C pas Tarantos.

Rënditja e përditësuar:

Renditja e re e Grupit C të Serisë C pas përjashtimit të Turris nga kampionati.

Çerinjola 55 pikë; Avelino 54; Monopoli 46; Benevento dhe Krotone 44; Potenca 41; Katania 40; Piçerno 36; Xhuliano 35; Juventus Next Gen dhe Trapani 32; Sorrento, Kaveze dhe Altamura 31; Foxha 30; Latina 24; Kasertana 19; Mesina 12.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!