Superiore/ Ditë barazimesh, askush nuk bën përpara

Tre ndeshjet e fundit të javës së 29-të Abissnet Superiore prodhuan të gjitha barazime. Fillimisht në Laç laçi barazoi 1-1 me Egnatian ndërsa në orën 16:30 Tirana- Vllaznia dhe Teuta- AF Elbasani nuk arritën të shënojnë asnjë gol duke i mbyllur takimet respektive 0-0.

Në Elbasan Tirana pritëse bëri gjithëçka për të shkuar te goli ndaj Vllaznisë. Në fakt shënoi dy herë por në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Nga ana saj skuadra shkodrane insistoi e provoi me disa futbollistë por në hapësirat e bardhebluve pati fare pak shkujdesje duke evituar të gjitha rastet te zona e tyre.

Ndërkohë në Durrës Teuta u përball me Elbasanin.

Dueli më së shumti u pa i kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Edhe pse Teuta i’u afrua golit me Jazxhi, e pretendoi në fund një penallti (VAR konfirmoi të kundërtën) verdheblutë rrezikuan disa herë dhe rasti i Arsen Kasës pak nga fundi nuk mjaftuan që të gjëndëj rruga e rrjetës./Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 29:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!