Klasikja në Elbasan, Teuta e ka detyrim fitoren

Superioria luan sot (16:30) dy ndeshjet përmbyllëse të Javës së 29-të. Tirana-Vllaznia në “Elbasan Arena” dhe Teuta- AF Elbasani, çiftet në garë për të konfiguruar renditjen e re pas kësaj xhiroje futbollistike.

Bardheblutë pritës në këtë klasike vijnë pas një fitorje të madhe arritur javën e kaluar ndaj Laçit 4-1 ndërsa sot do të përpiqen të shtojnë dhe tri pikë të tjera në llogarinë e pikëve të tyre. Ismaili dhe Meta mungesa të deklaruara por Shkëmbi nuk do të ketë as sherbimet e Rafael.

Te Vllaznia situata duket ndër më të mirat pasi Tomas Brdariç i ka thuajse të gjithë. Mbrojtësi Marko Juriç i cili prej javësh endet në Shkodër (respekton kontratën) nuk mund të konsiderohet ndërsa dilema për trajnerin kroato- gjerman ka në zgjedhjet eventuale.

Ndërkohë paralelisht në Durrës, Teuta takohet me Elbasanin. Në fakt trajeni i ‘Djemëve të detit’ Bledar Hodo ka dilema sa i takon përzgjedhjes së formacionit. Dy nga titullarët absolutë Matias Lloci dhe Vasil Zhongo ende duken me probleme. Rikthimi i Alsid Krujës rrit cilësinë në prapavijë.

Ndërkohë verdheblutë e Gvozdenoviç, vijnë në këtë transfertë pas zhgënjimit në shtëpi teksa u ndalën nga Skënderbeu 0-0. Pa shtuar këtu që sot në “Niko Dovana” elbasanasëve me shumë gjasë do ju mungojnë Lulaj i dëmtuar së fundi por dhe Lleshi e Edon Hasani. Pikëpyteje edhe për Lukilin dhe Ibrahimin. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!