Magjia e Ranierit vijon te Roma, sot ndaj Empolit pa…Dibala-në

U shpall trajneri i muajt shkurt në Serie A mirpo Klaudio Ranieri, i cili u kthye nga ‘pensioni’ në mes të sezonit për një Romë në lëvizje, sapo ka marrë 27 pikë nga 33 të mundshme. Tregues të pabesueshëm kur mendon se Roma e mëparshme po lëkundej në zonën e fundit.

Ndërkaq sot do të luajë ndaj Empolit në ‘Castellani’ në orën 18:00. Il Romanista analizon ndeshjen jashtë fushe të Romës, një ndeshje që vjen në mes të sfidës së Europa League ndaj Bilbaos.

Kjo mund të shtyjë Klaudio Ranierin të bëjë disa ndryshime në kuadër të ndeshjes së kthimit në San Mames të enjten. Sigurisht, pa dashur të heqë dorë nga ritmi i një renditjeje që e ka kthyer përfundimisht ekipin kryeqytetas në garën për një vend në Europë.

Paulo Dibala nuk do të jetë ndaj Empolit, pasi është lënë pushim nga trajneri i tij pas një lëndimi të lehtë javën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!