Flamurtari- Kastrioti e fortë në emra, Vora ka një ‘peng’ me…fierakët
Vora pret Apoloninë, skuadra e fundit që i ka mundur në kampionat (2-0 më 8 nëntor 2024). Flamurtari i konsoliduar në vënd të dytë, me shtëpiaken ndaj Kastriotit.
Kategoria e Parë, java e 27-të, luan të gjitha sfidat e saj këtë të diel në orën 14:00. Përjashtim bën vetëm takimi që do të zhvillohet në Kompleksin Partizani teksa në garë janë Besa dhe Lushnja. Kjo ndeshje starton në 13:00.
Ndërkaq, në këtë pikë të garës, duele të ndezura pritet të ofrojnë përballjet Vora-Apolonia, Burreli- Pogradeci e mbase dhe ai i Tropojës ndërmjet Valbonës dhe Korabit.
Nga ana tjetër Erzeni do të presë në Fushë Krujë Kukësin.
Java e 27, ora 14:00
Besa- Lushnja (Arena e Demave, Tiranë) 13:00
14:00
Vora- Apolonia
Flamurtari- Kastrioti
Burreli-Pogradeci
Valbona- Korabi
Erzeni- Kukësi (në Fushë Krujë)/Sportiim.al/
