E Para/ Kryesuesit, dramë në fund
Gjashtë javë nga fundi kreu mbetet i ‘paprekur’, Erzenin dhe Valbonën javën që vjen mund t’i rrëzojë definitivisht …matematika
Kategoria e Parë me ndeshjet e sotme për llogari të javës së 27-të prodhoi emocione të forta. Kryesisht aty ku luanin dy skuadrat e kreut Vora dhe Flamurtari.
Në Vorë vendasit e Bellait udhëhoqën që nga fillimi i takimit 1-0 por në fund Trifoni për fierakët shtangu vendasit duke barazuar takimin për 1-1 final.
Situatë tejet emocionuese në stadiumin ‘Flamurtari’. Dy emra me mjaft histori si Flamurtari por dhe Kastrioti mbajtën në ankth deri në minutën e 90’+5′ të pranishmit pasi ndeshja qëndronte e barabartë 1-1.
Mirpo pikërisht në këtë moment një goditje prej kapitetni e Denis Pjeshkës bëri që vlonjatët të shënonin golin e epërsisë për një triumf të vuajtur 2-1.
Fitojnë Besa, Korabi, Kukësi e Burreli.
Kategoria e Parë, java e 27
Besa- Lushnja 3-0 (Arena e Demave)
Vora- Apolonia 1-1
Flamurtari- Kastrioti 2-1
Burreli-Pogradeci 1-0
Valbona- Korabi 1-2
Erzeni- Kukësi 0-3 (në Fushë Krujë)/Sportiim.al/
