Bie Atletiko, Reali detyrën, Betis për…Champions

Në Spanjë për xhiron e 27-të në La Liga u zhvilluan sot pesë takime. Be në sy humbja e Atletikos në derbi me Getafe 2-1 dhe barazimi i Bilbaos në shtëpi me majorkën 1-1.

Në Madrid pati një tjetër derbi. Real Madrid kaloi me vështirësi Vajekanon 2-1 teksa Mbape e Vincius mbyllën llogaritë e pikëve që në pjesën e parë. Për Ivan Balliun pati minuta në pjesën e dytë teksa mbrojtësi kuqezi u aktivizua në të 70′ në vend të autorit të golit të vetëm të Rajos, Pedro Diaz.

Ndërkohë Betis i Pelegrinit, vijon të ngjisë shkallë. Sot kaloi 1-0 Las Palmas ama pas fitores së 4 radhazi e sheh vetën shumë pranë zonës europiane.

La Liga, java e 27:

Getafe – Atletiko Madrid 2-1
Real Madrid – Rajo Vajekano 2-1
Bilbao – Majorka 1-1
Betis – Las Palmas 1-0
Real Sociedad – Sevilja 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!