Tirana gati të luajë klasiken në Elbasan
Tirana fitoi thellë me Laçin (4-1) javën e kaluar duke shtuar shanset për të ikur nga zona e ftohtë ku qëndron prej javësh. Në radhë për kryeqytetasit do të jetë Vllaznia e cila i përket javës së 29 Abissnet Superiore.
Kjo klasike e radhës ,me bardheblutë pritës, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” pikërisht të martën me start orën 16:30.
Në fakt ky takim ishte planifikuar më parë për t’u luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit mirpo Departamanti i Garave në FSHF ka vendosur që dueli mes tyre do të luhet në Elbasan.
Për t’u evindentuar; Vllaznia e ka mposhtur dy herë dhe ka barazuar një herë Tiranën gjatë këtij sezoni 2-2, 3-4 dhe 2-1./Sportiim.al/
