Ndërron jetë mjeku, anulohet Barça-Osasuna
Lajmi i hidhur, më pas pezullimi i ndeshjes. Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare mjeku Karles Minarro, anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës. Klubi e konfirmoi lajmin në një deklaratë zyrtare:
“Barcelona njofton vdekjen e mjekut të ekipit të parë Carles Minarro Garcia këtë mbrëmje. Për këtë arsye, ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Osasuna është shtyrë deri në njoftimin e dytë. I gjithë klubi dhe Bordi përqafon familjen dhe miqtë në këtë moment të vështirë”.
Sakaq sot për javën e 27 u zhvilluan ndeshjet: Selta- Leagnes 2-1, Alaves- Vijareal 1-0 dhe valencia- Vajadolid 2-1.
