MotoGP/ Martin: Nuk e di kur kthehem

Spanjolli humbi garën e parë sezonale në Tajlandë, por me gjasë edhe atë që pason me 16 mars në Argjentinë.

Me një mbajtëse të dukshme në dorën e majtë dhe i buzëqeshur, spanjolli Horge Martin shpjegoi në Instagram momentin e kthimit:

“Po punoj shumë, ka qenë një kohë e vështirë, por po mundohem të kthehem sa më shpejt. Nuk e di se kur do të mund të kthehem, por shpresoj sa më shpejt. Kështu që shpresoj t’ju shoh përsëri së shpejti.”

Ndërkohë, piloti i ri i Aprilia gëzon dashurinë e fansave, të cilët janë afruar te ai për ta takuar dhe për të bërë foto dhe për të marrë autografë nga kampioni i MotoGP në fuqi. Me shpresën, për tifozët, që ta shohin duke hipur në RS-GP për të nënshkruar fitoren e parë me ngjyrat e skuadrës Noale.

Sakaq gara e parë u fitua nga 8 herë kampioni me motorë Mark Markez me Ducati Lenovo. Ai kapi maksimumin në garën Sprint (12 pikë) dhe atë zyrtare të zakonëshme (25 pikë)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!